Benjamin Henrichs do të largohet nga Monaco pas një viti qëndrim.
Mbrojtësi i djathtë gjerman ka pasur një vit mjaftë të mirë me Monacon, por duket se dëshira e tij është të rikthehet në Bundesliga.
22-vjeçari ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha gjermane që synojnë ta rikthejnë në vendlindje.
Bayern Munich, Werder Bremen, Schalke 04 dhe RB Leipzig janë skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e lojtarit.
Monaco është gati ta lë të lirë të largohet ylli i tyre, por kërkon së paku 30 milionë euro.
Kujtojmë që Henrichs iu bashkua klubit nga principata vitin e kaluar nga Bayer Leverkusen. /Telegrafi/