Telegrafi

Benitezi mbështet Kloppin, beson se Liverpooli mund të përsërit ‘mrekullinë e Stambollit’

Jurgen Klopp është i mbështetur nga Rafa Benitez për të përsëritur arritjen e tij nga sezoni 2004-05 dhe për të fituar Ligën e Kampionëve këtë vit pavarësisht një sezoni zhgënjyes në Ligën Premier.

Liverpooli, i cili qëndron pesë pikë larg katërshes me nëntë ndeshje për të luajtur, përballet me Real Madridin në çerekfinale dhe mund të luajë me Chelsean në raundin vijues, kundërshtarët të cilët i takoi gjithashtu në gjysmëfinale më 2005.

Me finalen që do të luhet në Stadiumin Ataturk të Stambollit, vendi ku u bë rikthimi i mrekullueshëm nga skuadra e Benitezit kundër Milan, po flitet edhe tani për fatin e njëjtë të Liverpoolit.

Lexo po ashtu Kompletohen çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve - shorti sjell dy super-ndeshje

Është vet trajneri Benitez, i cili po e mbështet Kloppin të arrijë përsëri ‘mrekullinë e Stambollit’.

“Me siguri. Liverpooli ka potencial dhe menaxher, nuk është problem”, ka thënë fillimisht Benitez për Daily Mail, kur u pyet nëse Reds mund të fitonin përsëri trofeun evropian.

“Njerëzit flasin për Stambollin sikur të ishim me fat. Por, ne nuk ishim me fat për të fituar Ligën e Kampionëve sepse luajtëm kundër Juventusit në çerekfinale, kjo ishte një skuadër kryesore dhe ata luajtën 5-3-2”.

Lexo po ashtu Shtëpitë e basteve vendosin kuotat për favoritët e Ligës së Kampionëve këtë sezon – prinë Man City, Real Madridi i gjashti

“Taktikisht na duhej të adaptoheshim me një kundërshtar shumë të vështirë dhe më pas, bëmë mirë dhe besimi po rritej dhe rritej. Luajtëm ndaj Chelseat, në këtë kohë ishte ekipi më i mirë mbase në Evropë – me siguri në Angli, por ekipi ynë kishte aq shumë besim sa taktikisht ne mund ta menaxhonim. Ishim një ekip me besim”.

“Mendoj se Liverpooli mund të bëjë të njëjtën gjë dhe padyshim të shkojë në finale. Milani ishte një ekip i shkëlqyeshëm, por ekipi po rritej në vetëbesim sepse, në këto gara eliminuese, ne mund ta bënim atë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/