Policia e Shtetit bën të ditur se ka arrestuar dy të rinj, pasi nën efektin e drogës bënin manovra të gabuara me makinë në Tiranë.
Në njoftim thuhet se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe/ose drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, kanë ndaluar për kontroll automjetet me drejtues shtetasit D. S., 20 vjeç dhe A. S., 19 vjeç, pasi janë konstatuar duke kryer manovra të gabuara.
“Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se të dy këta shtetas e drejtonin automjetin, në efektin e lëndëve narkotike”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, ka shkuar në 32 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti. /Telegrafi/