Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, më datën 17.05.2024 rreth orës 21:00 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar dy shoferët: B.O (M/K) i moshës 23 vjeçar dhe A.R ( M/K) i moshës 20 vjeçar, të cilët me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë, duke rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion.
Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 12 muaj.
Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.
“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/