Modelja e njohur, Beniada Nishani u bë një emër edhe më i njohur për publikun me pjesëmarrjen në Big Brother VIP Albania 1.
Ajo arriti në katërshen finale dhe ishte një nga banorët që fitoi simpatinë e publikut me bukurinë natyrale, por edhe me karakterin e saj dhe pozitivitetin.
Dhe ndonëse gjatë rrugëtim në shtëpinë e famshme tha se është beqare, prej muajsh Beniada ka konfirmuar një lidhje të re dashurie.
Edhe së fundmi e ftuar në “Ftesë në 5”, modelja foli rreth romancës së saj duke pranuar se është e lumtur dhe e dashuruar.
“Në këtë moment të jetë sime jam shumë e lumtur, nuk kam qenë asnjëherë kaq e lumtur, ndihem shumë me fat, është një djalë shumë simpatik, bukurosh, kam gjetur një person që ma kupton karakterin edhe kur nuk flasë, kishim puthjen e parë pas gjashtë muajsh njohje”, u shpreh Beniada.
Kujtojmë që partneri i përfolur i Beniadës thuhet se është vëllai i opininonistit Arbër Hajdari, Blerti, dyshja madje janë parë bashkë edhe në disa dalje publike.
Ndryshe,modelja e cila prej vitesh ka ndërtuar një karrierë në Itali, tashmë është zhvendosur në Tiranë duke u bërë pjesë e emisioneve televizive. /Telegrafi/