Telegrafi

Beniada Nishani, zyrtarisht finalistja e dytë e Big Brother VIP

Spektakli i së martës ka zbuluar finalisten e dytë zyrtare të Big Brother VIP.

Nga televotimi javor ku gjendeshin të nominuara aktorja Monika Lubonja dhe modelja Beniada Nishani (Jakic), kjo e fundit rezultoi më e votuata nga publiku, me çka edhe siguroi finalen.

Mes emocionesh dhe gëzimit, Beniada falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim.

Foto: Top Channel

Kujtojmë që javën e kaluar, kishte qenë balerini Ilir Shaqiri ai që rezultoi më i votuari i publikut dhe siguroi i pari biletën e finales.

Produksioni i Big Brother VIP ka bërë të ditur se finalja e spektaklit do të ketë katër banorë.

Secili nga finalistët do të shpërblehet me nga 10 mijë euro, gjersa çmimi kryesor ka shkuar në 115 mijë euro. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.