Telegrafi

Beniada Nishani shkëlqen në Festivalin e Filmit në Venecia me veshjen e krijuar nga Lia Stublla

Që nga data 31 gusht ka filluar të mbahet Festivali i Filmit në Venecia, për të vazhduar deri më 10 shtator.

Mbrëmë (e hënë) u mbajt premiera e filmit “Don’t worry Darling” me protagonistë Harry Styles dhe Florence Pugh.

Tapeti i kuq i kësaj premiere mblodhi së bashku emrat më të shquar nga e gjithë bota, e pjesë e tij ishte edhe një shqiptare.

Beniada Nishani mori pjesë në ngjarjen e rëndësishme e veshur me një fustan të zi, i krijuar nga Lia Stublla.

Lexo po ashtu Irina Shayk dëshmon fuqinë e një fustani të thjesht në Venecia

Fustani kishte një të çarë në këmbën e djathtë, ndërsa Beniada e kombinoi bukur edhe me një qafore ‘chocker’ të zezë.


Për t’i shtuar pamjes edhe më shumë elegancë ajo zgjodhi vath të gjatë argjendi dhe taka të zeza në formë të sandaleve me rripa.

Lexo po ashtu Beniada shfaqet e mrekullueshme me pozat me bikini nga plazhi

Flokët e yllit ishin rregulluar valë-valë ndërsa grimi ishte i fokusuar në tonet neutrale, me një penel të zi që e bënte atë më të veçantë. /Telegrafi/