Site icon Telegrafi

Beniada Nishani: Përpara se të nisja këtë aventurë të shumtë më thonin nuk do t’ia dalësh, tani e shoh sa mirë kam bërë që hyra në BB VIP

Beniada Nishani (Foto: Instagram)

Tashmë për të gjithë është bërë e njohur nga spektakli i madh, Big Brother VIP.

Bëhet fjalë për modelen dhe aktoren shqiptare, Beniada Nishani (Jakic), e cila qëndroi përplot 136 ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, deri në natën finale.

Ajo ka qenë njëra nga banoret që është komentuar mjaft shumë brenda shtëpisë, e më së shumti për pozitivitetin dhe energjinë që ka sjell.

Duke qenë se kanë kaluar pak ditë nga finalja, biondja ka bërë një postim pas daljes nga BB VIP duke theksuar se për mbështetjen që ka marrë, është e lumtur që u bë pjesë e kësaj loje.

Postimi i plotë i Beniadës (pa ndërhyrje):

“Përshendetje!

Përpara se të nisja këtë aventurë, ishin të shumtë që më thonin nuk do t’ia dalësh, mos u fut, nuk është për ty.

E di çfarë bëra?

“Dëgjova veten”.

Këtë gjë duhet të bëjmë gjithmonë, t’i japim forcë dhe kurajo vetes dhe do t’ia dalim.

Tani shoh sa shumë doni, sa shumë më mbështesni dhe kuptoj sa mirë kam bërë që u bëra pjesë e @bigbrotheralb_vip”. /Telegrafi/

Exit mobile version