Telegrafi

Beniada Nishani futet në muzikë, paralajmëron këngën e parë?

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo është njëra nga modelet shqiptare, e cila së fundmi ka qenë e angazhuar në televizion.

Bëhet fjalë për Beniada Nishanin – bukuroshen që mori vëmendje të madhe gjatë edicionit të parë të Big Brother VIP Albania.

Ndonëse ka jetuar dhe vepruar në Itali, biondja që pas përfundimit të BBVA është zhvendosur në Shqipëri.

E njëjta duket se tani po tenton të inkuadrohet në një fushë të re, pasi paralajmëroi këngën e parë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Beniada Nishani

“Diçka shumë e bukur po vjen”, ka shkruar ajo.

Beniada siç zbulon është në Kosovë duke punuar në një studio muzikore, por nuk ka zbuluar asgjë më shumë.

Pritet të shihet në vazhdim se çfarë ka përgatitur Nishani për fansat e saj. /Telegrafi/