Mbrëmjen e së martës, modeles Beniada Nishani, i është bërë një befasi shumë e këndshme nga stafi i Big Brother VIP.
Ajo është drejtuar për në dhomën ku ndodhej “kutia e pandorës”, nga ku duhej të bënte një zgjedhje, por në këmbim do të penalizoheshin banorët e tjerë.
Zgjedhja ishte një pushim me familje, por pa e ditur destinacionin se ku.
Pasi haopi kutinë e pandorës, ajo mësoi se ka fituar një pushim fillimisht në Dubai dhe më pas në ishujt Maldive, me familjarët saj.
Ndërkohë, penalizimi për banorët e tjerë ishte që ata duhet të kalonin natën jashtë në të ftohtë.
Beniada kishte të drejtë zgjedhje vetëm një banor për të kaluar mbrëmjen me të në shtëpi dhe ajo zgjodhi miken e saj, Einxhel.
Përndryshe, të nominuarit për këtë javë janë banorët: Antonela, Arjola, Monika, Sarah, Einxhel, Big Mama, Ilir, Donaldi dhe Maridiani.
Një prej të lartpërmendurve do të lërë shtëpinë e Big Brother VIP mbrëmjen e së premtes. /Telegrafi/