Site icon Telegrafi

Beniada dhe Einxhel provokojnë dhe ndezin atmosferën në shtëpinë e Big Brother VIP me vallëzim “twerk”

Kur kanë mbetur edhe pak orë para finales së Big Brother VIP, dy finalistet Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani (Jakic) e kanë kaluar nën shoqërinë e njëra-tjetrës.

Të dy vajzat të cilat kanë krijuar një miqësi që nga hyrja në BB VIP, krijuan atmosferë duke vallëzuar “twerk” me njërin nga këngët e reperes amerikan, Cardi B.

Të veshura me tuta sportive dhe bluza të shkurtër, të dyja ato dukeshin provokuese dhe plot energji para fillimit të spektaklit të natës së sotme (18 shkurt).

Foto: Top Channel

Ndërkohë, kujtojmë që sonte shpallet fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP mes katër finalistëve të mbetur.

Përveç shpalljes së fituesit i cili merr çmimin e madh prej 115 mijë eurosh gjithashtu pritet që të ketë befasi të ndryshme gjatë spektaklit të natës finale. /Telegrafi/


Exit mobile version