Telegrafi

Beniada dhe Einxhel marrin vëmendje me lëvizjet e vallëzimin provokues

Befasitë, lojërat e diskutimet e ndryshme ndërmjet banorëve janë të pranishme thuajse çdo ditë.

Ditën e djeshme (e mërkurë), në shtëpinë më të madhe në Shqipëri duhet të bëhej një imitim nga dy konkurrentet, Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira.

Vajzat filluan të kërcejnë me një këngë ritmike ndërkohë që nuk munguan as me lëvizje provokuese.

Foto: Screenshot/YouTube

Ato në fund të vallëzimit zgjodhën balerinin Ilir Shaqiri, me të cilin kërcyen e bënë skena atraktive.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

Kjo ka bërë që të duartrokiten nga banorët e tjerë që po i shikonin me shumë vëmendje.

Foto: Screenshot/YouTube

Beniada ndërkaq shquhet për pozitivitetin dhe energjinë e madhe që ka sjell brenda shtëpisë.

Einxhel nga ana tjetër është në nominim sërish për të dalë nga shtëpia së bashku me çiftin, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.