Telegrafi

Beni Baksi dhe Rina Ramadani publikojnë klipin e ri “Zemra zemrës”

Beni Baksi dhe Rina Ramadani janë dy emra të njohur të muzikës “live”.

Sot(e martë) në emisionin “Reload” të RTV Dukagjini, ata kanë prezantuar për herë të parë projektin e tyre më të ri “Zemra zemrës”.

Kënga është realizuar për një periudhë kohore shumë të shkurtër, pasi Beni dhe Rina këndojnë së bashku edhe në mbrëmje të ndryshme.

“Disa pjesë të videoklipit janë xhiruar në Prishtinë disa tjera në Santorini të Greqisë”, tregon Beni Baksi, përcjell Telegrafi.

Beni Baksi dhe Rina Ramadani do ta bëjnë shumë shpejt edhe promovimin e këngës në ndonjërin nga lokalet e Prishtinës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Videoklipi i tyre “Zemra Zemrës”, është publikuar sot edhe në YouTube, në kanalin “Arkiva Shqip”.

Si Rina ashtu edhe Beni kanë paralajmëruar projekte të reja gjatë muajit të ardhshëm. /Telegrafi/