Telegrafi

Benfica zbulon planin e pagesave të Atletico Madridit për Joao Felix

Benfica ka zbuluar planin e pagesave të Atletico Madridit për Joao Felix, me klubin nga La Liga që thuhet se pagoi vetëm 30 milionë euro për 19-vjeçarin këtë verë.

Atletico Madridi ka paguar vetëm 30 milionë euro për arritjen e marrëveshjes për sensacionin portugez.

Lexo po ashtu Nën epokën e Diego Simeones janë harxhuar 800 milionë euro nga Aletico Madridi për blerje – Joao Felix më i shtrenjti në histori

Shifra e mbetur prej 96 milionë eurove do të vjen në një datë të mëvonshme, me 90 milionë euro që plotësojnë klauzolën ndërsa gjashtë milionë euro mbeten si interes për pagesat me këste. Porto do të fitojë gjithashtu 1.2 milion euro, pasi Felix e filloi në akademinë e tyre.

Benfica gjithashtu ka zbuluar se 12 milionë euro i ka borxh agjentit Jorge Mendes dhe se tarifat për klubin e palës së tretë, Porto, do t’i paguajë Atletico.

“Atletico Madrid do të paguajë menjëherë vlerën prej 30 milionë eurosh”, thuhet fillimisht në deklaratën e Benficas.

Lexo po ashtu Ndryshon lista e dhjetë transferimeve më të mëdha në histori, Joao Felix i pesti

“Benfica do të kryejë një operacion të pagesa me anë të ratave për 96 milionë eurot e mbetura, ku gjashtë milionë euro vijnë shkaku i interesit të kësteve”.

“Atletico do të jetë përgjegjës për pagesën e ‘Mekanizmit të Solidaritetit’ për klubet e palëve të treta, të cilat nuk mund të zbriten nga vlera e transferimit të arritur me Benficën”, përfundon njoftimi i klubit portugez. /Telegrafi/