Telegrafi

Benfica viktima e radhës e Bayernit

(Foto: Twitter/Bayern Munich)

Bayern Munichu ka vazhduar me fitore bindëse në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Benfican në Estadio da Luz me rezultat 4-0.

Gjysma e parë nuk prodhoi gola, por në fraksionin e dytë, bavarezët e nënshtruan ekipin vendas.

Leroy Sane e hapi serinë e golave duke realizuar nga gjuajtja e lirë në minutën e 70-të të ndeshjes. Dhjetë minuta më pas, Everton realizoi autogol për epërsinë e dyfishtë të mysafirëve.

Erdhi momenti i Robert Lewandowskit, goli i të cilit nuk mungonte në këtë takim të garës më të madhe evropiane për klube (82’), Sane ishte asistues.

Anësori gjerman vazhdoi me paraqitjen fantastike në këtë takim duke e vendosur rezultatin përfundimtar (85’).

Tri ndeshje, tri fitore për Bayern Munichun në Grupin E që kryeson me nëntë pikë, derisa Benfica ndodhet në vend të dytë me katër pikë. /Telegrafi/