Julian Weigl duket se i ka ditët e numëruara te Borussia Dortmundi.
Mesfushori gjerman nuk është në planet e Lucien Favres, andaj në janar pritet të ndodhë largimi i tij.
Weigl nuk po luan standard te Dortmundi, derisa Benfica është e interesuar në shërbimet e lojtarit.
Gjermani në ndeshjet që i ka zhvilluar, më shumë ka luajtur si mbrojtës qendror se sa i mesfushor, mirëpo Favre nuk e sheh si pjesë e strategjive të tij.
Skuadra portugeze ka filluar kontaktet me agjentin e tij dhe marrëveshja në mes tri palëve është afër të arrihet.
A Bola raporton se Benfia mund ta transferojë Weiglin për një shumë rreth 20 milionë euro. /Telergafi/