Telegrafi

Benfica ‘shokon’ Juven, tenton ta rrisë klauzolën e Joao Felix në 200 milionë euro

Joao Felix . (Photo by Octavio Passos/Getty Images)

Një sezon i mrekullueshëm për Joao Felix me Benfican, ku në 39 ndeshje ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë 10 asistime.

Felix ka përfunduar në krye të listës së dëshirave të shumë klubeve të mëdha evropiane.

Juventusi është njëri prej tyre, pasi bardhezinjtë e duan talentin portugez përkrah, Cristiano Ronaldos.

Joao Felix. (Photo by Alex Grimm/Getty Images)

Synimi mbetet i njëjtë, triumfi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Bardhezinjtë kërkojnë të shfrytëzojnë marrëdhëniet e mira me menaxherin e futbollistit, Joao Mendes, por nuk duket aq e lehtë.

Felix . (Photo by Alex Grimm/Getty Images)

Kjo pasi presidenti e klubit portugez, Luis Filipe Viera, kërkon t’ia rritë klauzolën nga 120 milionë euro në 200 milionë euro.

Por do të jetë problem ky pretendim pasi që lojtari me gjasë nuk do ta vazhdojë kontratën që është valide deri  në vitin 2023. /Telegrafi/