Një sezon i mrekullueshëm për Joao Felix me Benfican, ku në 39 ndeshje ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë 10 asistime.
Felix ka përfunduar në krye të listës së dëshirave të shumë klubeve të mëdha evropiane.
Juventusi është njëri prej tyre, pasi bardhezinjtë e duan talentin portugez përkrah, Cristiano Ronaldos.
Synimi mbetet i njëjtë, triumfi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Bardhezinjtë kërkojnë të shfrytëzojnë marrëdhëniet e mira me menaxherin e futbollistit, Joao Mendes, por nuk duket aq e lehtë.
Kjo pasi presidenti e klubit portugez, Luis Filipe Viera, kërkon t’ia rritë klauzolën nga 120 milionë euro në 200 milionë euro.
Por do të jetë problem ky pretendim pasi që lojtari me gjasë nuk do ta vazhdojë kontratën që është valide deri në vitin 2023. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=fmiNsARfF18