Site icon Telegrafi

Benfica po e mposhtë Interin për Trubin

Raportimet bëjnë të ditur se Interi do të humbasë Anatoliy Trubin pasi Benfica po përpiqet të bjerë dakord për një marrëveshje për portierin e Shakhtar Donetsk.

Nerazzurrët e identifikuan ukrainasin 22-vjeçar si një nga objektivat e tyre kryesorë pas largimeve të fundit të Andre Onana dhe Samir Handanovic. Opsioni i tyre i parë është Yann Sommer, i cili pritet të mbërrijë në ditët në vijim.

Interi dëshiron të nënshkruajë me Trubin këtë verë, por ka mbetur në një vend të vështirë pasi Shakhtar kërkon të paktën 20 milionë euro për 22-vjeçarin, pavarësisht faktit se kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Interi e konsideron De Gean si pasues të Onanas, Trubin shtyn bashkimin me Nerazzurrët

Disa raportime kanë sugjeruar se Nerazzurrët do të prisnin një vit për ta mirëpritur atë në një transferim të lirë.

Siç raportohet nga TMW, Benfica është shfaqur me interesim konkret për Trubin dhe tani po punon për të mbyllur një marrëveshje me Shakhtarin, duke e bërë të mundshme që Interi të humbasë portierin ukrainas.

Përderisa ende nuk është arritur marrëveshje, skuadra portugeze është serioze për 22-vjeçarin dhe priten përditësime në ditët në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version