Ish-kampioni i Evropës dhe gjiganti portugez Benfica po luan një sezon fenomenal.
Në verë, klubi emëroi gjermanin Roger Schmidt në postin e trajnerit, i cili doli të ishte një sukses i plotë sepse Benfica, pasi vetëm një ditë para vitit të ri pësoi humbjen e parë ndaj Bragas, që është e vetmja në të gjitha garat.
Në kampionatin me një avantazh prej gjashtë pikësh në krye, Benfica duket si kandidatja kryesore për titullin që i ka shpëtuar në tre vitet e fundit në favor të rivalëve Porto dhe Sporting .
Në Ligën e Kampionëve kaloi lehtësisht fazën e grupeve, ndërsa tani i pret Club Brugge.
Te Benfica luan ‘Lojtari i ri më i mirë i Kupës së Botës’, Enzo Fernandez, , por klubi po vazhdon të punojë në këtë frymë edhe për të ardhmen.
Kjo pasi kanë afruar 18-vjeçarin norvegjez, Andreas Schjelderup, një driblues i djathtë i shkëlqyer, por që luan në krahun e majtë.
Andreas Schjelderup – 2️⃣0️⃣2️⃣8️⃣#EuAmoOBenfica || #AndreasSchjelderup pic.twitter.com/V1qz2U8A9e
— SL Benfica (@SLBenfica) January 12, 2023
Ai është afruar nga Nordsjaelland për 10 milionë eurosh dhe 20 për qind të transferimit të ardhshëm.
Këtë sezon në Danimarkë ai shënoi dhjetë gola në 17 paraqitje, duke treguar talentin e madh.
I riu i ardhur nga akademia e famshme e Bodo/Glimt tashmë ka tri paraqitje dhe një gol në fanellën e kombëtares.
— SL Benfica (@slbenfica_en) January 12, 2023
Benfica mund të bëjë para të mira prej tij në të ardhmen, pasi Schjelderup tashmë mbrohet me një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh.
Klauzola të tilla kanë pothuajse të gjithë lojtarët e rinj të klubit portugezit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=kK9zRUREBak