Interi ka mposhtur me rezultat të thellë 5-2 Benventon në udhëtim në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të Serie A.
Nerazzurrët kanë marrë edhe fitoren e dytë radhazi në Serie A, pasi kanë mposhtur Beneventon në takimin e javës së parë të shtyrë shkaku i angazhimeve të Interit në garat evropiane.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Gianluca Caprari (34’, 76’) për vendasit, ndërsa për Interin shënuan Romelu Lukaku (1’, 28’), Roberto Gagliardini (25’), Achraf Hakimi (42’) dhe Lautaro Martinez (71’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori italian, Gagliardini, i cili pas një goli dhe një asistimi u notua me 9.0.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin vendas, Lorenzo Montipo që u vlerësua me notë 4.7.
Benevento:
Inter:
/Telegrafi/