Site icon Telegrafi

Bënë foto me trupin e pajetë të  Maradonas – punonjësit e funeralit pushohen nga puna

Punëtorët e funeralit janë pushuar nga puna, pasi janë fotografuar me trupin e pajetë të Diego Maradonas dhe më pas foto i kanë publikuar në rrjetet sociale.

Arkivoli i legjendës së futbollit ishte shfaqur në Casa Rosada të Buenos Aires, pas vdekjes tragjike të 60 vjeçarit në të mërkurën e kësaj jave.

Firma ‘Sepelios Pinier’, që ishte përgjegjëse për funeralin, ka konfirmuar se punëtorët janë përjashtuar menjëherë nga puna.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, shihej qartë trupi i pajetë i Maradonas, derisa kritikat ndaj punonjësve nuk ndaluan, duke kërkuar madje edhe ekzekutimin e tyre.

Lexo po ashtu Kur dashuria ndaj Maradones kalon çdo kufij, punonjësi i funeralit bënë foto me kufomën e legjendës argjentinase dhe kritikohet pafundësisht në rrjetet sociale

Menxheri i Pinier, Matias Picon, ka kërkuar publikisht falje për atë veprim të turpshëm të atyre punëtorëve, që sipas tij ishte bashkëpunëtorë të jashtëm dhe ishin të obliguar që të ndihmonin në bartjen e arkivolit.

Kujtojmë se presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez ka shpallu ditë zie për tri ditë në shtetin e tyre në nderim të legjendës së futbollit. /Telegrafi/

Exit mobile version