Telegrafi

Bënë akuza të mëdha ndaj njëri-tjetrit në BB VIP, Einxhel Shkira: Do të bashkëpunoja sërish me Donaldin nëse do ta shihja kontratën dhe sa është pagesa

Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj dikur kishin bashkëpunuar në një projekt televiziv.

Dyshja, të cilët qenë pjesë e Big Brother vitin e kaluar, bënë disa akuza ndaj njëri-tjetrit brenda shtëpisë së famshme.

Shkira theksoi se vëllezërit Veshaj e kishin përjashtuar nga puna kur kishte bërë aksident me makinë.

Foto: Screenshot/YouTube

Donaldi në anën tjetër tha se Einxheli ishte e papërgjegjshme në punë dhe shpesh ishte vonuar për programin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Einxhel Shkira

Sidoqoftë, Shkira ka qenë së fundmi e ftuar në “Zemër Luana” ku në një nga lojërat u pyet nëse do të punonte sërish me vëllezërit nga Vlora.

Foto: Screenshot/YouTube

“Dua të shoh kontratën dhe sa është pagesa, pastaj flasim”, u shpreh ajo.

Ajo madje në një bisedë me fansat në rrjete sociale shtoi se nuk do të shkonte as në emisionin e tyre “Më lër të flas”, pa iu ofruar një pagesë e caktuar.

Foto: Screenshot/YouTube

Të njëjtit duket se tani nuk ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin. /Telegrafi/