Medhi Benatia thuhet se e ka kërkuar largimin nga Juventusi për të luajtur në Katar.
Sipas gazetarit Romeo Agresti, Als Duhail i ka ofruar 10 milionë euro Juves për Benatian, i cili dëshiron të largohet.
Agresti shpjegon se Zonja e Vjetër dëshiron ta mbajë 31-vjeçarin deri në fund të sezonit, por është e gatshme ta pranojë ofertën, por vetëm nëse gjen një ekip.
Mësohet se lojtarin e pret një kontratë e majme në Katar.
Një kandidat i mundshëm është mbrojtësi i Valencia, Ezequiel Garay, i cili ishte i lidhur me Juven edhe dy vjet më parë.
Argjentinasi ka probleme me lëndime dhe nuk i ka zhvilluar ndeshjet e fundit.
Ai është 32 vjeç dhe ka edhe 18 muaj kontratë./Telegrafi/