Telegrafi

Benatia arrin në Torino për testet mjekësore (Foto)

Medhi Benatia do të jetë lojtari më i ri i Juventusit.

Mbrojtësi maroken i Bayern Munich, Medhi Benatia, ka arritur në Torino, për të kryer tekstet e mjekësore te skuadra e Juventusit.

Benatia do të vijë si huazim te Juventusi me të drejtë blerje.

Lexo po ashtu Juventusi e do Benzeman

Ish mbrojtësi i Romës nuk ka mundur të gjejë vetën në Gjermani dhe pas dy viteve është kthyer në Itali.

Bayern dhe Juventus kanë marrëdhënie të mira pasi ky është transferimi i tretë brenda dy viteve, pasi Arthuro Vidal dhe Kinsley Koman nga Juve kaluan te bvavarezët. /Telegrafi/