Mbrojtësi i Leicester Cityt, Yohan Benalouane ka përfunduar në radarin e gjigantit italian, Interit.
Inter thuhet se po konsideron një goditje të lirë gjatë janarit për qendërmbrojtësin e Leicester Cityt, Yohan Benalouane.
Gazeta italiane Tuttosport citon një raport të mediumit britanik The Sun, i cili pretendon kërkimin e Interit për një qendërmbrojtës.
Nerazzurrët duan një qendërmbrojtës të ri për të vepruar si mbulesë apo rezervë për Milan Skriniar dhe Miranda, ndërsa kërkimet e kanë dërguar te Benalouane.
30-vjeçari është i tepërt ndaj kërkesave në King Power Stadium, duke mos bërë asnjë paraqitje si titullar në ekip gjatë gjithë sezonit.
Megjithatë, ai ka shumë përvojë Serie A pasi ka luajtur pothuajse 100 ndeshje në kampionatin italian.
Benalouane më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadra si Cesena, Parma dhe Atalanta.
Ndryshe, Inter po kërkojnë edhe emra të tjerë për mbrojtje ku spikasin ai i Shkodran Mustafit, Jose Gimenezit dhe Matteo Darmian. /Telegrafi/