Telegrafi

Ben Yedder zëvendësues i Dzekos, ide tjetër Sansone

Wissam Ben Yedder duke festuar golin ndaj Sevilla (Getty Images)

Edin Dzeko gjithmonë e më afër Chelseat dhe kështu Roma ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e tij.

Sipas Estadio Deportivo, Rona është duke studiuar me kujdes profilin e Wissam Ben Yedder, dhe ylli i Sevillas shikohet si një lojtar adekuat për të zëvendësuar boshnjakun në Olimpico.

Lexo po ashtu Sulmuesi i Sevillas, Ben Yedder tallet me Liverpoolin pas ndeshjes në rrjetet sociale (Foto)

Por, Roma nuk do ta ketë lehtë pasi në garë është edhe Interi me Chelsean.

Në rast se dështon Yedder, atëherë një tjetër alternativë e Nicola Sansone, 26-vjeçari që aktualisht është pjesë e Villarrealit.

Ish-sulmuesi i Sassuolos këtë sezon te Nëndetësja e Verdhë ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar një asistim në 300 minuta.

Tre ndeshje ka luajtur si titullar, ndërsa gjashtë tjera i ka filluar nga banka rezervë. /Telegrafi/