Telegrafi

Ben White te Arsenali për testet mjekësore

(Foto: Instagram/ben_white6)

Ben White do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te Arsenali ditën e mërkurë – njofton Sky Sports.

Më pas, qendërmbrojtësi do ta kompletojë transferimin nga Brightoni për një shumë prej 50 milionë funte (58.5 milionë euro)

Topçinjtë kishin ofruar 40 milionë funte (46.7 milionë euro) në qershor që ishte refuzuar, ndërsa tash thuhet se në javën e kaluar është arritur marrëveshja për 50 milionë funte.

Sipas Sky Sports News, Brightoni ka përfshirë në marrëveshje edhe një klauzolë, në bazë të të cilës do të përfitojë nga shitjet e mëtutjeshme.

Lexo po ashtu Plani i transferimeve prej 100 milionë funtesh i Arsenalit merr formë, dy lojtarë pritet të konfirmohen gjatë javës

23-vjeçari regjistroi 36 paraqitje për skuadrën e tij në sezonin e kaluar duke i ndihmuar që të qëndronte në Ligën Premier. /Telegrafi/