Site icon Telegrafi

Bën vetëvrasje mjekja e cila trajtoi pacientët me coronavirus në New York

Një mjeke në emergjencë në një spital të Manhattan, New York, që trajtoi shumë pacientë me coronavirus, ka bërë vetëvrasje të dielën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mjekja Lorna M. Breen, vdiq në Charlottesville të Virxhinias, ku po qëndronte me familjen e saj.

Tyler Hawn, një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Charlottesville, tha përmes postës elektronike se oficerët të dielën iu përgjigjën një thirrjeje për ndihmë urgjente.

“Viktima është dërguar në spital për trajtim, por që nuk i mbijetoi plagëve të vetë-shkaktuara”, tha Hawn.

Babai i saj, Philip Breen, rrëfen se ajo kishte përjetuar rëndë numrin e vdekjeve të pacientëve nga coronavirusi.

“Ajo u përpoq të bëjë punën e saj, dhe kjo e vrau atë”, tha ai.

Breen u shpreh se vajza e tij kishte kontraktuar coronavirusin, por ishte rikthyer përsëri në punë pasi u rikuperua për rreth një javë e gjysmë.

Ai thotë se spitali e ktheu atë përsëri në shtëpi, ndërsa familja e saj e solli atë në Charlottesville./Telegrafi/

Exit mobile version