Telegrafi

Ben Affleck tregon pse Michael Jordan nuk u shfaq në filmin “Air”: Ai është shumë i madh që dikush ta imitojë

“Air”, një film që tregon historinë e Air Jordan të frymëzuar nga atletët, pati premierën në kinema të mërkurën më 5 prill.

Është krijuar nga një prej miqësive më të gjata dhe më të veçanta të Hollywoodit: Ben Affleck dhe Matt Damon.

Affleck është regjisor dhe gjithashtu luan së bashku me Damon, ndërsa ka ndihmuar në shkrimin e skenarit me Alex Convery.

Ben Affleck (Foto: YouTube)

Filmi tregon historinë e bastit të Nike për një fillestar në atë kohë, Michael Jordan, për ta bërë yllin e basketbollit ‘basketbollistin më të mirë të të gjitha kohërave’ dhe markën lider dhe referencë në atletet sportive.

Lexo po ashtu Ben Affleck dhe Jennifer Lopez shfaqen më të dashuruar se kurrë në premierën e “Air”

Padyshim që ata revolucionarizuan botën e biznesit dhe sportit me linjën e re të atleteve, por ajo që befason shumë është se në film nuk ka asnjë gjurmë të njërit prej lojtarëve kryesorë: Michael Jordan.

Ben Affleck (Foto: YouTube)

Ai është shumë i madh që dikush ta imitojë

Në mes të promovimit të filmit, Ben Affleck ka dhënë një intervistë për Hollyëood Reporter, ku ka shpjeguar vendimin e ndërgjegjshëm dhe të shkëlqyer që ylli të mos shfaqet në film.

“Kur bëhesh shumë më tepër se një hero, një atlet apo edhe një ikonë, fillon të jesh një ide për njerëzit. I prek ata dhe fillon të përfaqësosh shpresën, përsosmërinë dhe madhështinë. Ti je unik”, filloi ai.

Ben Affleck (Foto: YouTube)

“Nuk kishte asnjë mënyrë që unë do t’i kërkoja publikut të besonte se dikush tjetër përveç Michael Jordan ishte Michael Jordan. Ishte një zgjedhje e qëllimshme. Mendova se ai ishte shumë madhështor që dikush ta imitonte. Jordani është shumë i madh”, vazhdoi ai.

“Unë thashë ‘Mike, nuk do ta bëj filmin nëse nuk je në rregull me diçka për të. Thjesht nuk do ta bëj. Unë thjesht dua të di se çfarë është e rëndësishme për ty’. Isha shumë i qartë”, përfundoi Affleck duke theksuar se sa e rëndësishme ishte për të që Michael ishte i kënaqur dhe i lumtur me historinë. /Telegrafi/

Michael Jordan (Foto: People)