Site icon Telegrafi

Ben Affleck thotë se martesa dhe fëmijët e bënë njeri më të mirë

Ben Affleck nuk ka qenë gjithnjë ai babai dhe bashkëshorti i përkushtuar. Në të kaluarën ai ka pasur një jetë të trazuar, që përfshin shtrimin në qendra rehabilitimi, ndarjen me ish-partneret e tij në të kaluarën.

Në një intervistë për “The Guardian”, Affleck është shprehur se ka mësuar nga gabimet e tij të shumta.

“Unë gjithmonë kam pasur një ide të fortë për vlerat e mia dhe drejtimit që kam dashur të marr në jetë.
Më vonë erdhi fama dhe bashkë me të erdhën edhe dështimet. Kur jeni në të 20-at pjesë e saj janë edhe gabimet dhe të mësuarit prej tyre. Martesa më bëri të kuptoja prioritetet të cilat u shtuan me ardhjen në jetë të fëmijëve. Pasi u bëra baba e shihja botën me një sy tjetër, gjë që është gjë e mirë. Shumë njerëz nuk mund ta tregojnë dramat e jetës, por unë mundem”, ka rrëfyer aktori i njohur.

Pra, sipas tij, ka qenë martesa dhe ardhja e fëmijëve në jetë që e kanë bërë një njeri më të mirë.

Exit mobile version