Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u kapën duke pasur një tjetër shkëmbim të tensionuar në publik, duke nxitur më tej spekulimet se mund të kenë telashe në marrëdhënien e tyre.
Çifti, të cilët kanë më pak se një vit të martuar, po udhëtonin me makinë në Beverly Hills në fillim të këtij muaji, kur u ndalën në një semafor të kuq dhe u përfshinë në një bisedë të zjarrtë.
Fotot e publikuara tregojnë dukshëm Benin, 50-vjeç të frustruar, i cili ishte pas timonit, duke folur me Jenniferin teksa ajo ishte ulur në sediljen e pasagjerit.
Është e qartë që të dy po debatonin për diçka, me një Ben që shihet duke tundur duart lart e poshtë ndërsa vareshin nga dritarja.
Në fakt, dyshja dukeshin aq të zhytur në bisedë, sa nuk dukej se ishin në dijeni të dikujt që mund të kishte parë ose dëgjuar aty pranë.
Jennifer, megjithatë, u shfaq më e rezervuar dhe e qetë ndërsa burri i saj fliste dhe bënte gjeste gjatë gjithë diskutimit.
Fansat gjithashtu kanë bërë disa komente në lidhje me këtë raport, duke e akuzuar Affleckun për sjelljet kundrejt Lopezit.
Kjo nuk është hera e parë kur Ben dhe JLo kanë përplasje të tilla në makinë, meqë të famshmit janë parë edhe disa herë të tjera.
Ben dhe Jennifer kujtojmë që u martuan në gusht 2022 pasi rindezën romancën e tyre në 2021.
Ata ishin fejuar më parë në vitin 2002. /Telegrafi/