Site icon Telegrafi

Ben Affleck nuk mund t’i ndahet më Jennifer Lopezit, ndërsa nuk i kursen gjestet ngacmuese në rrugë

Ben Affleck u ribashkua me Jennifer Lopez të martën pak ditë pasi festoi ditëlindjen e saj të 49 -të gjatë fundjavës me tre fëmijët që ndan me ish-gruan, Jennifer Garner.

Çifti i rindezur dukej shumë i dashuruar teksa po bisedonin jashtë rezidencës së madhe të Benit pasi “kaluan gjithë ditën së bashku” – me Benin i cili shihej duke e kapur nga të pasmet të dashurën e tij.

Para se t’i jepnin lamtumirën njëri -tjetrit, Jennifer dhe Ben gjithashtu ndanë një puthje shumë pasionante, shkruan DailyMail.

Ylli i “Good Will Hunting” kishte duart mbi shpatullat e këngëtares 52-vjeçare teksa bashkonin buzët para dikujt që dukej se ishte asistentja e Jenniferit.

Pas momentit të tyre të ëmbël, Lopez filloi të tërhiqej nga pjesa e përparme e pronës.

Në një përpjekje të fundit për t’i dhënë dashuri ish-të fejuarës së tij, Affleck e kapi me dashuri dorën e saj dhe buzëqeshi në drejtim të saj.

Ajo, përfundimisht, hoqi dorë nga kapja e tij mbi të dhe vazhdoi drejt një automjeti aty pranë me ndihmësen e saj në krah.

Interpretuesja e hitit “On The Floor” dukej jashtëzakonisht elegante e veshur me një bluzë të zezë të hollë dhe një palë pantallona ngjyrë bezhë.

Flokët e saj të arta u hodhën mbrapa dhe u modeluan me kujdes në një bisht që i ekspozoi vathët e saj të mëdhenj prej ari në veshët e saj.

Jennifer mbante sendet e saj në një çantë të zezë të markës “Birkin”.

Çanta shumë e kërkuar gjithashtu kombinohej në mënyrë perfekte me takat e saj.

Ndërkohë, Ben dukej i veshur në mënyrë rastësore me një palë xhinse të errëta dhe një bluzë ngjyrë gri.

Fituesi i çmimit “Oscar” kishte veshur një palë atlete të zeza dhe gri.

Jennifer dhe ndihmësja e saj shëtitën së bashku deri sa arritën te vetura e tyre.

Romanca e rindezur e Jennifer dhe Ben ka vazhduar të nxehet që kur dyshja konfirmuan ribashkimin e tyre në muajin prill.

Dyshja u takuan për herë të parë 17 vjet më parë në xhirimet një filmi të përbashkët, gjë që bëri që ata të fejoheshin në dhjetor të atij viti.

Ata ishin vendosur të martoheshin në shtator të vitit 2003, por ata e shtynë papritur dasmën për shkak të ‘vëmendjes së tepërt të mediave’.

Fatkeqësisht, çifti nuk arriti kurrë në altar, pasi shumë pak kohë më pas u ndanë. /Telegrafi/

Exit mobile version