Site icon Telegrafi

Ben Affleck ‘nuk ka qenë në kontakt’ me fëmijët e Jennifer Lopez për një ‘kohë të gjatë’

Ben Affleck thuhet se ka ndërprerë kontaktet me dy fëmijët e Jennifer Lopez, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të këngëtares për të kaluar kohë me fëmijët e tij në mes të divorcit të tyre.

Një burim i brendshëm tha për People Sunday se Affleck “nuk ka qenë në kontakt” me binjakët 16-vjeçarë të Lopez, edhe pse artistja është ende e afërt me tre fëmijët e aktorit.

“Fakti që ai nuk i ka parë fëmijët e saj për një kohë të gjatë – është sikur ai u largua, por ajo është veçanërisht e afërt me fëmijët e tij”, tha burimi, duke iu referuar daljeve të shumta që ka pasur JLO me fëmijët e Ben Affleck nga martesa tjetër.

Foto: Jennifer Lopez / Instagram

 

Sipas këtij burimi, krijuesja e hitit “Let’s Get Loud”, madje pati thënë publikisht se Affleck ka qenë një baba i mirë në të kaluarën.

“[Jennifer] doli dhe i tregoi botës se çfarë baba i mrekullueshëm ishte ai”, tha burimi për gazetën, duke vënë në dukje se aktori është “i afërt me tre fëmijët e tij”.

Për më tepër, Lopez gjithashtu thuhet se mban një marrëdhënie të ngushtë me fëmijët që ish-burri i saj Marc Anthony kishte para martesës së tyre.

Gjatë gjithë verës, krijuesja e hitit “On The Floor”, është parë me fëmijët e Affleck, pavarësisht problemeve martesore. /Telegrafi/

Exit mobile version