Site icon Telegrafi

Ben Affleck nis punimet në kantierin e ndërtimit të shtëpisë, Jennifer Lopez e shikon

Ata kanë qenë në një mision për të gjetur një vend ku ta quajnë shtëpi për familjen e tyre të bashkuar së shpejti.

Dhe tani duket se Ben Affleck dhe Jennifer Lopez mund të kenë gjetur më në fund folenë e tyre ideale të dashurisë, pasi aktori 49 vjeçar, u pa shumë i përkushtuar në punë në një kantier ndërtimi në Bel Air, ndërsa e fejuara e tij, 52 vjeçare, e shikonte.

Fituesi i çmimit “Oscar” u pa duke mbajtur një kovë me bojë dhe një bllok druri, dhe dukej se kishte bërë disa matje me telefonin e tij ndërsa vizitonte vendndodhjen të dielën, shkruan DailyMail.

Lopez dukej elegante për këtë rast teksa tregoi krahët e saj të tonifikuar e veshur me një fustan të zi.

Lexo po ashtu Jennifer Lopez duket tërheqëse me fustan të kuq, ndërsa shijon mbrëmjen jashtë pa Ben Affleckun

Superylli kishte zgjedhur për aksesorë një palë syze me ngjyrë rozë që ia mbronin sytë nga dielli i Kalifornisë.

Gjithmonë me stil, ajo e aksesoi pamjen e saj me një palë rrathë floriri dhe i lidhi flokët e saj në stilin bisht.

Ndërkohë, Affleck kishte veshur një bluzë të “Fenway” që shfaqte krahët e tij të tonifikuar dhe shpërfaqte dashurinë e tij për Bostonin.

Babai i tre fëmijëve kishte një mjekër të rregulluar mirë dhe u pa duke folur me disa njerëz të tjerë në vend.

Çifti i sapofejuar u pa më vonë duke u larguar me Teslan e zezë të Benit.

Dyshja e famshme kanë qenë në gjueti për të gjetur një shtëpi për një kohë të gjatë dhe janë fotografuar duke shikuar prona të shumta dhe të shtrenjta.

Thuhet se ata kishin një marrëveshje për një rezidencë tjetër prej 55 milionë dollarësh (55.2 milionë euro) në Bel-Air, dhe më vonë u panë duke kontrolluar ish-pasurinë e të ndjerit Aaron Spelling – e njohur fillimisht si Spelling Manor – në Los Angeles.

Affleck i propozoi Lopezit për herë të dytë në prill – 18 vjet pas fejesës së tyre të parë të dështuar në vitin 2004.

Ben dhe Jennifer fillimisht filluan të takoheshin në fillim të vitit 2002 pas takimit në xhirimet e filmit romantik-komedi “Gigli”.

Ata ishin vendosur të martoheshin në shtator të vitit 2003, por e shtynë dasmën e tyre dhe përfundimisht u ndanë në janar të vitit 2004. /Telegrafi/

Exit mobile version