Telegrafi

Ben Affleck në lidhje me modelen e “Playboy”, Shauna Sexton?

Aktori Ben Affleck thuhet se së fundmi ka pasur një takim të nxehtë!

Ai është parë duke darkuar në Malibu me Miss-in e “Playboy” të muajit maj 2018, Shauna Sexton.

Shauna Sexton

Aktori i “Justive League”, duket t’ia ketë kaluar mjaft mirë nën shoqërinë e bukuroshes.

Ben festoi edhe ditëlindjen e tij pak javë më parë, të cilën dyshohet ta ketë festuar krah bukuroshes, Shauna Sexton.

Ben Affleck (Foto: Getty Images)

Ndërkohë LIndsay Shookus, e dashura e aktorit 47-vjeçar, nuk është parë në shoqërinë e Affleckut që nga muaji i kaluar.

Kështu ata kanë nxitur thashethemet se nuk janë më bashkë, çka kanë bërë që mediat të aludojnë edhe më tepër në lidhjen e aktorit me bukuroshen Shauna Sexton. /Telegrafi/

Ben Affleck (Foto: Getty Images)