Telegrafi

Ben Affleck në filmin aksion “Triple Frontier”

Ben Affleck (Foto: Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)

“Triple Frontier” është filmi i ri i zhanrit aksion, të cilin do ta sjellë Netflix.

Rolet kryesore në këtë film i luajnë Ben Affleck, Charlie Hunnam, Pedro Pascal dhe të tjerë.

Ngjarja përcjell pesë ish-operativë të forcave speciale, të cilët planifikojnë dhe realizojnë një vjedhje në një zonë kufitare në Amerikën Jugore.

Lexo po ashtu Lajmet për Ben Affleck

Siç ndodh rëndom nëpër filma, asgjë nuk shkon sipas planit, kështu ndodh edhe me idenë e tyre për t’u bërë të pasur.

Kështu që vihen në testim shkathtësitë e tyre, por edhe miqësia me njëri-tjetrin.

J.C. Chandor e ka bërë regjinë e filmit, ndërsa së bashku me Mark Boal, ai e ka shkruar edhe skenarin.

Premiera e këtij filmi për tregun evropian është caktuar për muajin mars të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Ben Affleck (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)