Mbase ai u nda nga një Jennifer, ndërsa tani kërkon të kthehet me tjetrën. Edhe përse Ben Affleck po jeton nën të njëjtën çati me ish-bashkëshoten Jennifer Garner dhe fëmijët e tyre, kjo nuk e ka penguar aktorin që të shpresojë të rikthehet me ish të fejuarën Jennifer Lopez.
Në vitet 2000 Affleck 43-vjeç dhe Lopez 46 ishin një nga ciftet më simpatike të tapetit të kuq, ndërsa gjërat ndryshuan 16 vite më pas ai ende shpreson që të kthehet me këngëtaren
Një burim thotë për ‘Life & Style’:’Vëmendja e Ben momentalisht është e përqëndruar tek J.Lo. Ai mendon se gjërat e tyre do të ecnin më të tani, prandaj kërkon të kthehen bashkë. ’ Edhe përse Jennifer Lopez është sërish me Casper Smart, me të cilin ka patur lidhje me shkëputje, kjo nuk e pengon aktorin që t’i dërgojë asaj mesazhe flirtuese.
Informatori shton më tej:’Për të qenë të sinqertë, ai asnjëherë nuk ka mundur ta harrojë Jennifer Lopez. Ben nuk pendohet që është martuar me Jennifer Garner, dhe që kanë tre fëmijë të bukur, por atij i vjen gjithnjë në mendje pyetja se si do të ishte jeta e tyre nëse do të vazhdonin lidhjen.
Atë që nuk e arriti dikur, kërkon ta arr ijë tani. Në këtë mënyrë do të shuajë dhe kuriozitetin.’