Site icon Telegrafi

Ben Affleck i mërzitur nga paparacët teksa së bashku me Jennifer Lopez ishin në qendër të vëmendjes gjatë muajit të mjaltit në Paris

Pas martesës me superyllin Jennifer Lopez, Ben Affleck, thuhet se është i mërzitur me paparacët pasi është fotografuar vazhdimisht gjatë muajit të mjaltit.

Të porsamartuarit zgjodhën Parisin si destinacion për një arratisje romantike dhe ndërsa Lopez dukej e patrazuar nga vëmendja, Affleck ishte pak më i mërzitur.

“Ben ishte paksa i mërzitur në Paris”, tha një burim për Page Six. “Ky ishte një nivel krejtësisht i ri, një nivel pothuajse i Princeshës Diana”.

Ben Affleck (Foto: Getty Images)

“Ben është mësuar me kamerat. Por ai mendoi se muaji i mjaltit ishte një cunami”.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja vuajnë nga paparacët, meqë të njëjtit për shkak të kësaj kishin shtyrë martesën vite më parë.

Lexo po ashtu Pas muajit të mjaltit, Lopez dhe Affleck bënë një pauzë “që të mos humbë magjia”

Dasma e tyre fillestare në vitin 2002 përfundimisht u anulua.

Ben Affleck dhe Jennifer (Foto: Getty Images)

“Për shkak të vëmendjes së tepruar nga ana e mediave rreth dasmës sonë, ne kemi vendosur të shtyjmë datën”, thuhej në një deklaratë.

Përkundër se Lopez dukej gjithmonë e mahnitshme në imazhe, fotografitë e Affleck janë bërë meme sidomos ato kur ishte duke fjetur në gjumë.

Ben Affleck dhe Jennifer (Foto: Getty Images)

Pas muajit të mjaltit, Affleck është kthyer në Los Angeles, kurse JLo është me pushime në Itali. /Telegrafi/

Exit mobile version