Ben Affleck u pa i acaruar dhe pati një veprim të tensionuar me paparacët pasi vizitoi Jennifer Lopezin në shtëpinë e saj.
Çifti prej javësh është i rrethuar nga thashethemet e një divorci të mundshëm, me spekulimet që u intensifikuan kur JLo u nis për në Itali pa të.
Këngëtari tani është kthyer në shtëpi dhe ata u takuan për herë të fundit mbrëmjen e së dielës.
Megjithatë, ribashkimi i tyre nuk përfundoi i lumtur për Benin, pasi ai u fotografua duke i bërtitur paparacëve dhe duke ua drejtuar gishtin.
Ndërsa po largohej, ai e gjuajti edhe telefonin e personit që po e filmonte.
Paparacët në anën tjetër dukeshin të tronditur me këtë gjest të aktorit të famshëm.
Spekulimet për ndarjen e Ben dhe J-Lo filluan me raportimet që Ben ishte larguar nga shtëpia e tyre e përbashkët.
Tani, një burim pohoi se Jennifer nuk po merret më me rregullimin e kësaj çështje. /Telegrafi/