Aktori i njohur Ben Affleck, së fundmi dha një intervistë të gjatë për “New York Times”, ku u tregua i hapur se si alkoolizmi kishte shkatërruar karrierën dhe jetën e tij.
Tani, ai ka qenë i ftuar në emisionin “Good Morning America” të Diane Sawyer, përballë së cilës ka rrëfyer raportet me ish-gruan e tij, Jennifer Garner.
“Asnjëherë nuk kam menduar se do të divorcohem. Nuk doja të divorcohesha. Nuk doja të isha një person i divorcuar. Në të vërtetë nuk doja të isha një familje e ndarë me fëmijët e mi. Dhe kjo më shqetësoi sepse do të thoshte se nuk isha ai që mendoja se isha. Dhe kjo ishte aq e dhimbshme dhe aq zhgënjyese për veten time”, tha Ben Affleck.
Tutje ai tregoi dhimbjet që mund të sjell një ndarje, e aq më tepër kur në pyetje është një ves i keq si pija.
“Divorci është shumë i dhimbshëm edhe alkoolizmi është shumë i dhimbshëm. Ata thjesht janë. Nëse ka diçka që fëmija juaj po vuan, kjo është një nivel dhimbjeje që nuk kapet lehtë, nuk falet lehtë, nuk harrohet lehtë. Dhe është e vështirë”, ka vazhduar më tej aktori.
Mirëpo ai ka treguar se po bën më të mirën e mundshme për të rimarrë veten nga ato çfarë kanë ndodhur.
“Ju nuk do të shmangni shkaktimin e dhimbjes së fëmijëve tuaj, të gjitha dhimbjeve. Dhimbja është pjesë e jetës”. “Unë po bëj më të mirën … Duhet të jetë mjaftueshën e mirë. Unë vërtet nuk kam një zgjedhje. Unë duhet të jem njeriu që dua të jem në këtë pikë. Nuk kam më hapësirë për dështim të këtij lloji”, ka thënë ndër të tjerash aktori gjatë emisionit.
Në fund të programit, Ben gjithashtu lexoi një letër të cilën ia dedikonte asaj, duke e falënderuar për kujdesin e treguar në vazhdimësi.
“Ajo që dua të them publikisht dhe privatisht është: Faleminderit. Faleminderit që ke qenë e kujdesshme, e vëmendshme, e përgjegjshme dhe një nënë dhe person i shkëlqyer”, shkruhej në letrën e Ben Affleck. /Telegrafi/