Telegrafi

Ben Affleck kritikohet nga fansat pasi u pa duke puthur gruan e shokut: Po e bën për t’u hakmarrë ndaj Jennifer Lopezit

Foto: X

Ben Affleck është fotografuar në Los Angeles teksa po dilte me Luciana Barroson, gruan e Matt Damon.

Vëmendjen e fotoreporterit e ka tërhequr fakti që në një moment e ka puthur. Edhe pse janë miq prej shumë vitesh, fansat ende mendojnë se kjo është e papërshtatshme.

“Jam totalisht konfuz”, “Nuk i puth kështu miqtë e mi”, “Mendoj se Beni po e bën këtë për t’u hakmarrë ndaj Jennifer-it”, janë disa nga komentet në rrjetet sociale.

Foto: X

Kujtojmë se së fundmi Jennifer Lopez dhe Matt Damon tërhoqën vëmendjen duke u kapur për dore në festën e organizuar pas premierës së filmit “Unstoppable” në Festivalin e Filmit në Toronto.

Nisur nga shprehjet e fytyrës, ata po flisnin për diçka serioze. Matt dhe Ben kanë qenë miq për më shumë se 40 vjet. Së bashku në vitin 1997, ata arritën sukses të madh në botën e filmit duke fituar çmimin ‘Oscar’ për skenarin më të mirë për filmin “Good Will Hunting”.

Siç dihet, Jennifer bëri kërkesë për divorc nga Beni. Ai u largua nga vila e tyre e përbashkët dhe ajo hoqi tatuazhin që i dedikoi atij. /Telegrafi/