Kur Ben Affleck i tha “Marry Me” (Martohu me mua) Jennifer Lopez-it, ai kishte një mesazh të veçantë për të shoqëruar propozimin e tij.
“Ai ka shkruar ‘Not.going.anywhere’ (nuk do të iki askund) sepse kështu do të firmoste e’mailet e tij kur të fillonim të flisnim përsëri”, i tha Lopez – Zane Loëe të Apple Music One në vitin 2022 për fejesën e saj të dytë.
“Si, mos u shqetëso, unë nuk do të iki askund”.
55-vjeçarja paraqiti kërkesën për divorc nga Affleck, 52-vjeç në përvjetorin e ceremonisë së tyre të dytë të martesës.
Unaza e saj, që vlerësohet të jetë me vlerë ‘mbi katër milionë euro’, përmban një diamant jeshil 8.5 karatësh me prerje rrezatuese në një brez platini.
Dy diamante me theks gjysmë hëne qëndrojnë në të dyja anët e perlës së gjelbër.
Pas fejesës së tyre, çifti u martua në korrik në Las Vegas përpara se të thoshin “PO” për herë të dytë në shtëpinë e Affleck në Riceboro, Georgia, muajin e ardhshëm.
Lopez paraqiti kërkesën për divorc në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Angeles të martën pa një avokat. Këngëtarja ka shënuar datën e ndarjes si 26 prill 2024. /Telegrafi/