Site icon Telegrafi

Ben Affleck ka rikthyer unazën e tij të martesës, teksa del me pamje të tensionuar, mes pretendimeve se martesa me Jennifer Lopez ka përfunduar

Ben Affleck e vendosi përsëri unazën e tij të martesës kur u shfaq në Los Angeles, disa ditë, mes vështirësive të tij martesore me Jennifer Lopez.

I ndjekur nga pretendimet se martesa e tij ka mbaruar prej muajsh, Affleck, 51 vjeç, u pa këtë të martë me dorën e majtë ‘të zhveshur’.

Megjithatë, kur ai u pa dhe rreth dy ditë më vonë, unaza ishte rishfaqur në mënyrë të habitshme në gishtin e tij.

Ai kishte një shprehje të tensionuar, teksa kalonte një parking, duke parë poshtë dhe duke masazhuar ballin.

Ai ishte i veshur me veshje biznesi, duke përfshirë një kostum kombinuar me një këmishë blu, të cilën e kishte veshur pa kravatë.

Dalja vjen disa ditë pasi u pretendua se martesa e tij me aktoren 54-vjeçare J.Lo ka përfunduar prej muajsh tashmë, sipas një raporti të ri.

Dyshja, të cilët nuk janë fotografuar së bashku për gati një muaj kanë qenë në qendër të thashethemeve për ndarje prej muajsh dhe thuhet se janë në prag të divorcit. /Telegrafi/

Exit mobile version