Ben Affleck ka bërë një deklaratë befasuese për ish-gruan e tij, Jennifer Lopez, në mes të divorcit të tyre të tensionuar.
Gjatë një interviste me ‘Entertainment Tonight’, ai e lavdëroi Lopezin për performancën e saj në filmin e ardhshëm “Unstoppable”, ku ajo luan rolin e Judy Robles.
“Jennifer është spektakolare” tha ai shkurtimisht, duke theksuar talentin e saj në këtë projekt, shkruan DailyMail.
Në këtë intervistë, Affleck, i cili është gjithashtu producent i filmit, u shfaq bashkë me partnerin e tij të prodhimit, Matt Damon, dhe aktorin Cillian Murphy, i cili luan në një film tjetër që kompania e tyre e prodhimit, Artists Equity, po sjell.
“Unstoppable”, me regji të William Goldenberg, do të lançohet në kinema më 6 dhjetor dhe ka një kast të njohur që përfshin Lopezin, Jharrel Jerome, Bobby Cannavale, Michael Peña dhe Don Cheadle.
Affleck e përshkroi “Unstoppable” si një film me një pasion të thellë nga artistët e talentuar.
Ai tha se ky film është një shembull i shkëlqyer i llojit të projekteve për të cilat ai dhe Damon janë të krenarë.
Nga ana e saj, Lopez, në një intervistë të botuar në revistën ‘Interview’, theksoi se po përballet me këtë periudhë të re në jetën e saj me mençurinë që vjen nga përvoja.
Ky moment i komplikuar për të dy ata shfaq një dinamikë interesante ndërsa përpiqen të balancojnë jetët e tyre personale dhe profesionale. /Telegrafi/