Site icon Telegrafi

Ben Affleck e Jennifer Garner, të lumtur pa njëri – tjetrin

Aktorët Ben Affleck dhe Jennifer Garner, treguan që do të divorcohen gjatë verës së vitit të kaluar. Mirëpo që nga atëherë ata ende nuk e kanë finalizuar ndarjen e tyre.

Por ata e kanë arritur t’i lënë anash ndjenjat e tyre dhe t’i rrisin bashkë të tre fëmijët e tyre, transmeton KlanK

Dyshja ndonëse është duke u munduar shumë që të jenë prindër të mirë për fëmijët e tyre, prapë se prapë nuk duken të lumtur kur janë së bashku.

Të lumtur janë parë të premten pasi asnjëri nuk ishte nën shoqërinë e tjetrit.

Jennifer ishte në Los Anxhelos bashkë me fëmijët kurse Ben në New York në setin e xhirimit të filmit të tij të ri.

Exit mobile version