Site icon Telegrafi

Ben Affleck dhe Matt Damon ‘të lodhur’ nga marrëdhënia e tensionuar e partnereve të tyre, Jennifer Lopez dhe Luciana Barroso

Pavarësisht miqësisë së ngushtë të burrave të tyre, tensionet thuhet se po vazhdojnë midis Jennifer Lopez dhe Luciana Barroso, përkatësisht bashkëshortes së Ben Affleck dhe Matt Damon.

Burimet sugjerojnë se mosmarrëveshja e tyre mund të rrjedhë nga çështje të gjata dhe personalitete të ndryshme se sa nga ngjarjet e fundit.

Ndërsa Affleck dhe Damon përpiqen të kapërcejnë hendekun, përpjekjet e tyre thuhet se nuk kanë dhënë sukses.

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

Përçarja dyshohet se vazhdon pavarësisht nga dy dekada që Barroso ndërtoi një marrëdhënie të veçantë me Affleck.

Lexo po ashtu Ben Affleck dhe Matt Damon bëhen bashkë për një tjetër film të ri

“Matt u takua me Lucy-n në të njëjtin vit që Jennifer dhe Ben u ndanë për herë të parë”, tha një burim.

Matt Demon dhe Luciana Barroso

“Kjo e acaron Lopez. Sikur Lucy mendon se është më e mirë se ajo apo diçka tjetër”.

“Beni nuk mendon se Jennifer i ka dhënë Lucy një shans të mjaftueshëm”.

Matt Damon dhe Ben Affleck

Matt dhe Ben janë përpjekur të caktojnë takime të dyfishta, por Lucy dhe JLo gjejnë arsye për të mos shkuar. /Telegrafi/

Exit mobile version