Tashmë nuk ka asnjë dyshim se yjet hollivudiane, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, janë rikthyer bashkë.
Pas thashethemeve të vazhdueshme për lidhjen e tyre, Page Six e ka konfirmuar se ata e kanë rikthyer romancën pas publikimit të fotografive, në të cilat dyshja shihen duke u puthur.
Kjo është hera e parë që 51-vjeçarja dhe 48-vjeçari fotografohen duke u puthur, prej se e kanë rinisur lidhjen e tyre.
Affleck dhe Lopez kanë qenë në lidhje nga mesi i vitit 2002 deri në janar të vitit 2004 kur edhe ishin ndarë.
Të njohur asokohe me nofkën ‘Bennifer’, dy aktorët u njoftuan në xhirimet e filmit “Gigli”, ndërsa gjatë kohës sa ishin bashkë, madje edhe u fejuan. /Telegrafi/