Regjisori dhe fituesi dy herë i çmimeve ‘Oscar’, Ben Affleck dhe partnerja e tij e karantinës, Ana de Armas, iu bashkuan një proteste të fundit të “Black Lives Matter” në Venice për vrasjen e George Floyd.
Në një imazh që u shfaq në Twitter të martën, 47-vjeçari i lindur në Berkeley nga Kembrixh, mbajti dy shenja ndërsa marshonte përkrah 32-vjeçares.
Një shenjë mbështeste fushatën “Black Lives Matter” pas postimit të Benit të hënën: “Tani është koha që unë të dëgjoj, mësoj dhe më e rëndësishmja, të bëj veprime”.
Ana de Armas & Ben Affleck attend a protest for the #BlackLivesMatter movement in Los Angeles. pic.twitter.com/CnI1g7gIv6
— Ana de Armas Updates (@ArmasUpdates) June 2, 2020
Çifti aktiv ishin të veshur me xhinse blu e me xhaketë lëkure për udhëtimin e tyre me motoçikletë, e cila nuk kishte targa.
Gjatë shëtitjes me motoçikletë, e nominuara për ‘Golden Globe’ mori vëmendje me një çantë rozë të Louis Vuitton, e dizajnuar nga Nicolas Ghesquiere, e cila kushton 3,900 dollarë.
Është e paqartë nëse çifti kishin vendosur maska nën helmetat e tyre, por që ishin të detyrueshme akoma sipas kryetarit të Los Angeles, Eric Garcetti.
Duket se gjërat janë bërë më serioze për Ben dhe Ana, të cilën e prezantoi me fmijët e tij; Seraphina, 11; Violet, 14; dhe Samuel, 8 – gjatë fundjavës së Ditës së Përkujtimit.
Fituesi i trefishtë i ‘Golden Globe’ e përfundoi zyrtarisht martesën e tij me aktoren Jennifer Garner në tetor 2018.
Ndërkohë, de Armas nuk ka fëmijë por ajo u divorcua nga aktori spanjoll, Marc Clotet në 2013. /Telegrafi/