Ata u vunë re së bashku gjatë një udhëtimi për në Kubë javën e kaluar.
Dhe këtë fundjavë të kaluar, Ben Affleck dhe Ana de Armas, u larguan për në Kosta Rika ku po shijojnë pushimet së bashku.
Të dy nuk mund të kishin shikuar më nga afër pasi shijuan një shëtitje zbathur në rërë ditën e martë me aktoren e ‘Bond’, e cila u shfaq e mbështetur në yllin e Hollywoodit ndërsa ia vendosi krahun rreth belit.
Ben dhe Ana u takuan në serinë “Deep Water” me regji nga Adrian Lyne, i cili sipas IMDb, Ben shfaqet si një burrë i bërë mirë që lejon gruan e tij (Ana) të ketë afera për të shmangur divorcin.
Sidoqoftë, kur të dashurit e saj fillojnë të zhduken në mënyrë misterioze, ai bëhet dyshuesi kryesor.
Filmi u xhirua në “New Orleans” dhe pritet të vijë në kinema këtë nëntor.
Thashethemet për romancën e tyre filluan kur Ben dhe Ana shijuan një udhëtim në Havana, Kubë, javën e kaluar.
Çifti dukeshin shumë afër njëri-tjetrit, gjersa kaluan kohë në vendlindjen e Anas dhe për fat të mirë pozuan me fansat të cilët më pas i ndanë imazhet në rrjetet sociale.
Ana ndërkohë ishte e martuar me aktorin spanjoll Marc Clotet në 2011 por ata u divorcuan dy vjet më vonë në 2013.
Ben, natyrisht, më parë ishte martuar me aktoren Jennifer Garner me të cilën ka tre fëmijë. Ata u ndanë në 2015 pas një dekade martese por përfunduan vetëm divorcin e tyre në fund të vitit 2018. /Telegrafi/